Ballina Flash

Zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë, Osmani pret shefin e EULEX

PRISHTINË, 15 tetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në veri dhe në vijën kufitare me Serbinë.

Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProda takim me drejtorë vendorë të Policisë: Rritje e parametrave të sigurisë publike dhe rrugore
Artikulli tjetërSHBA – Blinken: Izraeli të përmirësojë situatën në Gaza ose furnizimi me armë në rrezik