Ballina Aktualitet

Çelja e negociatave, Begaj: Tani kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj përshëndeti sot hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerësoi së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj theksoi se “tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi”, ndërsa u shpreh “shpresëplotë për progresin dhe suksesin”. /m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Për Shqipërinë nuk ka të ardhme tjetër veç BE-së
Artikulli tjetërNdarja nga Maqedonia e Veriut, Rama: Historia s’mund të bëhet pengesë për integrimin