Ballina Bota

FLORIDA – Katër viktima pas kalimit të uraganit Milton

FLORIDA, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Uragani i fuqishëm Milton përfshiu Floridan nga lindja në perëndim gjatë natës duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse, dy javë pas kalimit të një uragani tjetër shkatërrues.

Autoritetet lokale njoftuan sot vdekjen e të paktën katër personave në dy tornado që shkaktuan tronditje një ditë më parë në lindje të gadishullit.

Tornado të tjerë u vëzhguan në qendër, në jug dhe në perëndim të shtetit përpara se Milton të prekte tokën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në vende, si Fort Myers, ku çatitë u shkulën.

Shërbimet meteorologjike kishin paralajmëruar për rrezikun e tornadove të lidhura me uraganin.

“Kjo stuhi prodhoi shumë tornado”, konfirmoi guvernatori republikan Ron DeSantis në CNBC të enjten, duke thënë se kishte frikë nga vdekjet.

”Milton gjithashtu shkaktoi përmbytje në Daytona dhe Saint Augustini, në bregun lindor të gadishullit”, tha ai, por edhe në zemër të Floridës, si në Orlando, ku parqet e ”Disney World” mbetën të mbyllura si masë paraprake.

Megjithatë, skenari më i keq duket se është shmangur, veçanërisht në bregun perëndimor.

“Përmbytja nga deti nuk ishte aq e rëndësishme sa gjatë uraganit Helene disa javë më parë”, tha ai, duke vënë në dukje se Milton ishte ulur në intensitet dhe kishte ndryshuar pak trajektoren përpara se të prekte tokën.

”Joe Biden dhe Ron DeSantis folën me telefon të enjten në mëngjes për të diskutuar situatën”, tha Shtëpia e Bardhë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Të arrijmë 2 miliardë euro shkëmbime tregtare Shqipëri-Turqi
Artikulli tjetërPIKTURË – ”Bord de mer” e Claude Monet u kthehet pronarëve pas 83 vitesh