Ballina Flash

Matura Shtetërore, rihapen aplikimet për formularin A1Z

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi sot rihapjen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet.

Sipas Ministrisë, aplikimet do të hapen ditën e nesërme përgjatë fashës orare 08:00-16:00.

Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania.

Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Komisioni Evropian 30 milionë euro ndihmë për Libanin
Artikulli tjetërDeputetët e opozitës, kaos jashtë Kuvendit, u vënë flakën katër manekinëve