Ballina Flash

Gonxhja: 1 331 kodues të rinj përmes Programit të Kodimit


TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se përmes Programit të Kodimit janë aftësuar 1 331 të rinj.

Gonxhja ndau historinë e një prej përfitueseve të këtij programi, e cila tanimë është punësuar si programuese.

“Joana, përfituese e Programit të Kodimit, tanimë është e punësuar si programuese”, u shpreh Gonxhja.

Studentja nga Tirana u njoh me mundësinë e ofruar për të ndjekur kursin e kodimit përmes përfitimit të bursës. Joana u zhvillua profesionalisht duke u pajisur me një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht dhe sot ajo është e punësuar si Junior Developer.

“Me mbështetjen e qeverisë, përmes Programit të Kodimit janë aftësuar deri tani 1 331 kodues të rinj. Për të gjithë të rinjtë të apasionuar në teknologji e inovacion, aplikimi për të ndjekur kurs formimi me mbështetje financiare kryhet përmes e-Albania në shërbimin “aplikim për kursin e formimit me mbështetje financiare”, theksoi ministri.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Po punojmë për të rritur pensionet në mënyrë të konsiderueshme
Artikulli tjetërKarameta takon përfaqësues nga Universiteti i Helsinkit: Ekspertizë në negociatat me BE-në