Ballina Aktualitet

Shkuli mikrofonin, Noka përjashtohet nga seanca e Kuvendit

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u  përjashtua nga seanca plenare e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës krijuan tensione dhe përplasje.

Pas djegies së karrikeve në hyrjen e Kuvendit, ata u rikthyen në seancë duke krijuar sërish përplasje.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vijoi seancën duke ia dhënë fjalën deputetit Petro Koçi. Kur ky i fundit nisi fjalën, Noka i shkuli mikrofonin.

Spiropali njoftoi përjashtimin e tij nga seanca dhe mbylljen e seancës për ditën e sotme, duke paralajmëruar se të gjitha veprimet e deputetëve në kundërshtim me rregulloren do shqyrtohen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoka: Opozita nuk do të ndalet, qeveri teknike për zgjedhje të lira
Artikulli tjetërSpiropali: Aktet ekstreme të dhunës e kthyen Kuvendin në skenë krimi