Ballina Bota

FOKUS – Ngrohja e oqeaneve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2005

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Shkalla e ngrohjes së oqeaneve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2005 dhe më shumë se një e pesta e sipërfaqes së oqeaneve në botë do të përjetojë një valë të fortë nxehtësie në vitin 2023, sipas një raporti nga Observatori Evropian ”Copernicus”, i botuar sot.

“Ngrohja e oqeaneve mund të konsiderohet rojtarja jonë e ngrohjes globale”, thuhet në raport.

”Ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet ’60. Dhe që nga viti 2005, shkalla e ngrohjes së oqeaneve është dyfishuar”, tha gjatë një videokonference oqeanografja, Karina Von Schuckmann duke paraqitur raportin mbi gjendjen e oqeaneve./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Strasburg: Të çojmë përpara vetting-un në politikë, të bllokuar nga mazhoranca
Artikulli tjetërRishikimi i PBB-së, INSTAT: Rritja e ekonomisë, 3.94 % në 2023-shin