Ballina Flash

​Kurti fton Emiratet e Bashkuara për investime në Kosovë

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar në Nju Jork me zëvendëskryeministrin, njëherësh shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendi tonë.

Ai përmendi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë nga Emiratet që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe mbi punën që po bën Kosova drejt energjisë së gjelbër, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit si një mundësi e mirë për investitorët. /Kosovapress/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKthimi i ish-hotelit të Uzinës së Ferrokromit në strehë sociale, Gonxhja: 45 familje përfitojnë strehim të ri e dinjitoz
Artikulli tjetërDenaj: 620 mijë rasate krapi i shtohen liqenit të Prespës