Ballina Flash

PD: Dënimi i Salianjit, burgim politik

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit në lidhje me dosjen “Babalja”.

Në një deklaratë PD shprehet se Salinji u dënua me burgim politik.

PD thekson se “Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij”.

Sipas PD-së, ky dënim është një akt hakmarrje e verbër politike.

“Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendimmarrësit kryesorë në narkoshtetin shqiptar”, thuhet më tej në deklaratën e PD.

Më tej PD dënon në deklaratë atë që e cilëson “akt politik të shëmtuar kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë rinjtë shqiptarë prezantojnë koncepte inovative lojërash pas trajnimit nga SHBA
Artikulli tjetërMetani: Reforma në Drejtësi, e bazuar në një filozofi të fortë të ndarjes së pushteteve