TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mirëpriti sot një delegacion të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), drejtuar nga Danilo Rizzi, përfaqësues Rajonal për Evropën Juglindore.
Forcimi i bashkëpunimit mes UNODC-së dhe Administratës Doganore Shqiptare, si dhe fushat e reja të bashkëpunimit në kuadër të programit të ri rajonal të UNODC-së për Evropën Juglindore 2024-2029, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi.
Programi rajonal për Evropën Juglindore synon të ndërlidhë dhe të sinergjizojë përpjekjet programore të UNODC në Evropën Juglindore gjatë një periudhe 5-vjeçare nga 2024 deri në 2029 dhe mbështet aspiratat e rajonit për integrimin evropian.
/r.e//a.f/























