Ballina Flash

Akademiku Nazim Gruda çel simpoziumin ndërkombëtar në Athinë

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Këto ditë po mbahet në Athinë simpoziumi ndërkombëtar për kultivimin në mjedise të mbrojtura, rrjetat dhe mbulesat e tjera për vendet me klimë të moderuar.

Në simpoziumin për mjediset e mbrojtura marrin pjesë personalitete të njohura të shkencës, mes tyre dhe akademik Nazim Gruda, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nazim Gruda është i njohur për kontributin e tij në hortikulturën e qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë së perimeve.

Ishte ai që çeli ditën e parë të simpoziumit si folësi kryesor. Gruda prezantoi kërkimin shkencor “Nga serra në tryezë: Ndikimi i kushteve para vjeljes në cilësinë e perimeve në mjedise të mbrojtura”. Prezantimi i akad. Grudës ofron strategjitë më të fundit dhe zgjidhjet praktike për të përmirësuar cilësinë e perimeve në mjedise të mbrojtura.

Simpoziumi do të vijojë punimet me diskutime shkencore deri më 26 shtator 2024. Kjo veprimtari organizohet nga Universiteti Bujqësor i Athinës në Greqi dhe Shoqata Ndërkombëtare e Hortikulturës me qendër në Bruksel.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Blinken bën thirrje për veprime më të ashpra kundër fuqizuesve të Rusisë
Artikulli tjetërNJU JORK – Baerbock: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me paqe të drejtë dhe të qëndrueshme