Ballina Flash

Berisha: Shqipëria do të mbetet vendi i harmonisë fetare

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se “Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet shteti, vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare”.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se “Shqipëria do të mbetet shteti laik që respekton besimin e tjetrit. Fetë e shqiptarëve, myslimanët, të krishterët, janë gurra të pashtershme hyjnore që ushqejnë dhe pasurojnë shpirtrat e shqiptarëve, por jo shpirtrat e katranove si Edi Rama, që përdor edhe fetë për qëllime mafioze, për qëllime antishqiptare”.

“Prandaj, miqtë e mi, protesta, revolta, mosbindja civile është thirrja për të shpëtuar kombin shqiptar. Është kushtrimi i shqiptarëve për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë. Për të dalë me shpejtësi nga varfëria. Për të rikthyer shtetin ligjor.
Për të shndërruar pasuritë përrallore të shqiptarëve në mirësi dhe të mira për qytetarët e këtij vendi”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, “ju garantoj, se forcë në botë që t’i rezistojë vrullit, hovit, zemërimit, revoltës popullore opozitare të shqiptarëve kundër regjimit nuk ka dhe nuk mund të ketë”.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVota e emigrantëve, Celibashi: Proces i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar
Artikulli tjetërDenaj: Mbështetje për fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane