Ballina Bota

UKRAINË – Forcat ruse godasin Zaporizhian

KIEV, 23 shtator /ATSH-DPA/- Gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhia, thanë sot autoritetet lokale.

“Kjo ishte hera e parë që qyteti ishte shënjestruar me të ashtuquajturat bomba rrëshqitëse”, sipas raporteve të medieve ukrainase.

“Sulmi gjatë natës dëmtoi 13 ndërtesa banimi, dy kopshte dhe disa makina”, konfirmoi policia ukrainase.

Avionët luftarakë rusë lëshojnë bomba rrëshqitëse pranë vijës së frontit. Më pas, municionet drejtohen drejt objektivave të tyre në një distancë prej dhjetëra kilometrash. Këto bomba, që mbanin disa qindra kilogramë eksploziv, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv dhe vende të tjera.

Për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve, Ukraina po kërkon leje për të përdorur armë perëndimore kundër bazave ajrore ruse pranë vijës së frontit.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia vendosi gjithashtu katër dronë luftarakë gjatë natës. Tre prej tyre thuhet se janë rrëzuar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak36 % më shumë vizitorë në sitet kulturore nga janari në gusht
Artikulli tjetërEkspozohet për herë të parë ikona “Pesë Apostujt” në Javën Evropiane të Trashëgimisë