Ballina Flash

Kumbaro: Nis rigjenerimi i pyllit të Pishë-Poros

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në Pishë Poro, Fier, kanë nisur të çelin filizat e para të pemëve të mbjella pas zjarrit të rënë në tetor të vitit të kaluar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga aksioni i mbjelljes së pemëve gjatë këtij viti në Pishë-Poro.

“Përmes programit të rigjenerimit në Vitin Kombëtar të Pyjeve, gjatë gjithë kësaj kohe që prej djegies tragjike në Pishë Poro, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, bashkisë Fier, grupeve të Fakultetit të Pyjeve, të vullnetarëve dhe shumë të tjerë bashkuan misionit fisnik për rikthimin e sipërfaqes në gjendjen e mëparshme, një punë intensive dhe me durim që do të vazhdojë pa reshtur deri sa pishat të rriten sërish”, theksoi Kumbaro.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e ka shpallur 2024 – Vitin e Pyjeve, i cili ka në fokus ndërgjegjësimin dhe informimit e publikut për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve.

Administratat e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin vijojnë aksionet për mbjelljen e fidanëve, në të cilat nuk mungojnë dashamirë të natyrës, komuniteti dhe fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali takim me homologun e Maqedonisë së Veriut: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik i vendeve tona
Artikulli tjetërPropozohet rritja e taksës mbi pasuritë e paluajtshme