POSTDAM, 23 shtator /ATSH-DPA/- Socialdemokratët e qendrës së majtë në pushtet (SPD) kanë fituar në votimet e së dielës në shtetin gjerman lindor të Brandenburgut, sipas rezultateve paraprake.
“SPD-ja e kryeministrit aktual të Brandenburgut Dietmar Woidke mori 30,9% të votave, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) doli me 29,2%”, sipas rezultateve të përkohshme zyrtare nga komisioni shtetëror zgjedhor.
Aleanca populiste e sapofilluar Sahra Wagenknecht (BSW) mori 13,5%t ë votave, ndërsa partia e qendrës së djathtë Bashkimi Kristiandemokratik (CDU), e cila është në qeverinë aktuale të koalicionit shtetëror, mori 12,1%.
Të Gjelbërit, të cilët janë aktualisht në qeverinë e koalicionit të Woidke në shtet, partia e majtë Die Linke (“E majta”) dhe konservatorët e “Votuesve të Lirë” ranë nën pragun e 5% të kërkuar për të hyrë në parlament.
Pjesëmarrja në votime ishte 72,9%, më e larta në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg.//a.i/























