Ballina Flash

Bashkitë Pogradec dhe Strugë, paketa të përbashkëta turistike në panairin e Parisit

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Bashkia Pogradec së bashku me bashkinë e Strugës në Maqedoninë e Veriut, prezantuan në panairin ndërkombëtar të Turizmit 2024, në Paris të Francës, paketa të përbashkëta turistike, për një qasje më të zgjeruar të fluksit të vizitorëve dhe shtrirjen e sezonit turistik gjithëvjetor, në të dyja vendet.

Pjesëmarrja e të dyja bashkive në panairin International French Travel & Market-IFTM 2024, në kuadër të projektit ndërkufitar “COOULTURE, u mbështet nga BE-ja dhe kishte në fokus promovimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Pogradec dhe Strugë.

Ky panair konsiderohet si një nga ngjarjet kryesore për industrinë e udhëtimit, duke bërë bashkë mbi 30 mijë profesionistë të turizmit nga e gjithë bota.

Gjatë tre ditëve (17-19 shtator) u zhvilluan 90 konferenca, u prezantuan 140 marka, si dhe u promovuan mbi 170 destinacionet turistike botërore.

Bashkia Pogradec dhe Bashkia e Strugës bënë një promovim të përbashkët të projektit si dhe të produkteve turistike në bashkëpunim me turoperatorët e dy qyteteve, çka zgjoi interes të shtuar të vizitorëve të ndryshëm, për të parë nga afër këto dy qytete në dy shtete fqinjë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Mbi 25 000 mbërritje të migrantëve përmes La Manshit
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli: Nuk ka plane të menjëhershme për të hyrë në Liban