Ballina Flash

Mazniku: Rritja e pagave ndihmoi bashkinë e Librazhdit për punonjës të kualifikuar

TIRANË, 21 shtator/ATSH/Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilluan sot një takim me kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.

Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku tha se “bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë”.

“Diskutuam për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku. Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infrastrukturën arsimore”, theksoi Mazniku.

Mazniku u shpreh se “qeveria do të jetë krahë Librazhdit duke ndihmuar me asistencë për projektet e BE, duke ndërtuar një model ekonomik për bashkinë, për të rritur mirëqenien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët”.

“Më vjen mirë që rritja e pagave që miratuam në qeveri së fundmi për bashkitë e ka ndihmuar Librazhdin për të gjetur punonjës të kualifikuar në sektorin e urbanistikës, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bashkive”, tha Mazniku.

 

/k.s/

 

 

 

 

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa kohë mund të qëndroni pa ushqim dhe ujë?
Artikulli tjetërKumbaro: Sezoni turistik veror i suksesshëm, 20% më shumë vizitorë të huaj