Ballina Ekonomi

Malaj pret drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova.

Malaj bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e gjelbra, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një mbështetëse e rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh ai.

BERZH llogarit mbi 2 miliardë euro investime kumulative në Shqipëri, me një total prej 152 projektesh.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak6 mujori I-rë, BSH: Ekonomia në rritje, stabiliteti financiar i qëndrueshëm
Artikulli tjetërMenaxhimi i riskut të fatkeqësive natyrore, përmirësim i aftësive të rimëkëmbjes