Ballina Flash

Luhrmann nga Prishtina: Bllokimi i CEFTA-s rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit

PRISHTINE, 16 shtator/ATSH/ “Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, kështu ka thënë ministrja e shtetit Gjerman për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet sa më shpejt në një zgjidhje që lejon të ecet përpara.

Në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Luhrmann ka thënë se për të punuar së bashku për të ardhmen e gjelbër dhe të begatë të Kosovës brenda Bashkimit Evropian, është e nevojshme që Kosova të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se përgjatë viteve të fundit së bashku me partneret kanë bërë mjaftë përparime në rrugëtimin e tranzicionit energjetik e drejt një ekonomie, e shoqërie më të qëndrueshme.

Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se sfide kryesore për vendin mbetet adaptimi në ndryshimet klimatike, për çfarë ka thënë se qeveria bashkë me ministrinë janë duke punuar në këtë drejtim. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në shkollën profesionale “Beqir Çela”: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme
Artikulli tjetërArsimi profesional, Rama: Garanci ekonomike për punë të shpejtë e të mirëpaguar