Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/9/2024

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e raportuesve specialë të Kombeve të Bashkuara për dhunën dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze.

PARIS (Francë) – 200-vjetori i lindjes së fotografisë nga Nicephore Niepce.

STOKHOLM (Suedi) – Takim i përbashkët i qeverisë suedeze dhe finlandeze.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Evropian.

VJENË (Austri) – Hapja e asamblesë së përgjithshme vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

BRUKSEL (Belgjikë) – Demonstrim i madh i punonjësve të automobilave organizuar nga sindikatat e ”Audi Brussels” kundër humbjeve të vendeve të punës në këtë sektor.

ATHINË (Greqi) – Takim i ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme Stéphane Séjourné me homologun e tij grek Yorgos Gerapetritis.

HARRISBURG (Shtetet e Bashkuara) – Fillon votimi i hershëm për zgjedhjet amerikane në Pensilvani.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Një gjykatë federale amerikane shqyrton apelimin e TikTok kundër një ligji për shitjen e tij të detyruar në Shtetet e Bashkuara.

LOS ANXHELES (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Reklamat “Friends” dalin në ankand me rastin e 30-vjetorit të serialit.

TEHERAN (Iran) – Konferenca e parë për shtyp nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

BUENOS AIRES (Argjentinë) – Presidenti Milei në Kongres për të paraqitur buxhetin e vitit 2025.

MBRETËRI E BASHKUAR – Fillon seanca dëgjimore e komisionit për 115 akuzat kundër ”Manchester City”./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 16 shtator 2024
Artikulli tjetërKINEMA – Seriali “The Bear” fiton Emmy Awards 2024