Ballina Bota

RUMANI – Cikloni ”Boris” shkakton pesë viktima

BUKURESHT, 14 shtator /ATSH-DPA-AFP/ – Pesë persona kanë vdekur në Rumani për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që kanë prekur Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftuan sot autoritetet.

“Pesë persona u gjetën të vdekur në rajonin e Galatit, pas operacioneve të kërkimit”, thanë shërbimet e urgjencës në një deklaratë.

“Për shkak të reshjeve të dendura kanë ndodhur përmbytje dhe në total në të gjithë vendin dhjetëra persona janë shpëtuar”, shtuan ato.

Kryeministri rumun Marsel Çiolacu pritet të shkojë në zonat e përmbytura.

Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Austria, Hungaria dhe Rumania janë duke u përgatitur për kalimin e ciklonit ”Boris” që nga e enjtja.

Shumë ngjarje kulturore janë anuluar për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të jashtëzakonshme./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonzato: Studentët e Kolegjit të Europës, rol kyç drejt hapave përfundimtarë të anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërFOKUS – OBSH autorizon përdorimin e vaksinës mpox