Ballina Flash

Kryesia e Partisë së Lirisë miraton Artimis Peca-n si sekretar për organizimin

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Kryesia politike e Partisë së Lirisë, në kuadër të nisjes së vitit elektoral dhe sesionit të ri parlamentar u mblodh sonte për të miratuar hapat e fuqizimit të mëtejshëm të aksionit të saj opozitar në Kuvend me nisma konkrete ligjore, në këshillat bashkiakë për garantimin e llogaridhënies e transparencës, si dhe në terren me takime derë më derë nga Veriu në Jug të Shqipërisë me qëllim përshpejtimin e rrëzimit të Narkoshtetit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.

Sipas njoftimit për mediat, Kryesia politike e Partisë së Lirisë gjatë mbledhjes u miratua ngritja e menjëhershme e grupit të posaçëm të punës për realizimin e transparencës së plotë të financave të PL.

Tedi Blushi u zgjodh kryetar i grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës. Në kuadër të zgjerimit, hapjes dhe fuqizimit të mëtejshëm të organizimit të PL, me votim unanim u zgjodh Artimis Peca si sekretar për organizimin

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalaj: Rënie e peshës së borxhit në valutë të huaj, nga 45.6 % në 43.3 %
Artikulli tjetërNJU JORK – Debati televiziv favorizon Harris me 5 pikë epërsi ndaj Trump