Ballina Aktualitet

Asambleja Kombëtare e PS mblidhet nesër në Durrës

TIRANË, 7 shtator/ATSH/- Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë e re Kombëtare në qytetin e Durrësit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PS-së agjendën e Asamblesë.

Kryeministri, njëherësh lideri i PS-së, Edi Rama do t’i drejtohet me një fjalë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe më pas do të vijohet me zgjedhjen e organeve drejtuese të PS-së, kryesinë dhe sekretarët e rinj.

Asambleja Kombëtare e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresi Zgjedhor i PS në 28 korrik të këtij viti.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz parashikon mandatin e dytë pas zgjedhjeve vjeshtën e ardhshme
Artikulli tjetërGarda Kombëtare e Idahos pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, Osmani: Ju mirëpresim me zemër