Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim për fuqizimin e grave në zbatimin e ligjit

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Një delegacion i përbashkët shqiptaro-amerikan i grave në fushën e zbatimit të ligjit ishte në Çikago këtë javë në takimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave në Polici 2024.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur sot se delegacioni përfshin zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë dhe Departamenti i Drejtësisë – ICITAP.

“Duke iu bashkuar përfaqësuesve nga më shumë se 70 vende, ato po nxisin bashkëpunimin global dhe po fuqizojnë gratë në zbatimin e ligjit. Këtë javë, ato festuan Ditën e Trashëgimisë Kulturore në IAWP 2024 me Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe drejtorin e ICITAP, Gregory Ducot”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së SHBA-së.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Qeveria, asnjë vendim në mbështetje të pensionistëve
Artikulli tjetërFOKUS – Argjentina i kërkon ICC-së arrestimin e Maduros