Ballina Aktualitet

Spiropali: Shenjtja jonë, Nënë Tereza

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Shenjtja jonë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali ndau edhe një mesazh të Nënë Terezës, “Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e besimit”.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe të vdekurve, ndërsa drejtoi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, fillimisht në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë bujtina dhe shtëpi për më të varfërit dhe të pastrehët.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita e Humanizmit në Kosovë
Artikulli tjetërKredia për sektorin e ndërtimit u rrit me 39%