Ballina Flash

KFOR-i: Situatë e qetë mbi Urën e Ibrit

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë të shtunën në mëngjes mbi Urën e lumit Ibër. Arsyeja e vendosjes së tyre ka të bëjë më një trajnim që karabinierët italianë janë duke e mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtunë dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit.

Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar. Po e përsëris situata është krejtësisht normale për ne të KFOR-it”, ka thënë për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky shkarkon shefin e forcave ajrore, pas rrëzimit të një avioni ”F-16”
Artikulli tjetërRikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare, nga 2 shtatori nis Java e Hungarisë