Ballina Flash

Osmani përfaqëson Kosovën në forumin global të sigurisë në Pragë

PRISHTINË, 30 gusht/ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Presidentja Osmani do t’i drejtohet audiencës ndërkombëtare në një diskutim mbi perspektivën e Kosovës karshi zhvillimeve gjeopolitike, gjersa do të realizojë edhe takime të tjera bilaterale. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu takim në Kosovë me Kurtin dhe Maqedoncin: Forcim i bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga Lini turistik: Qetësia e liqenit ndërthurur me shijen e produkteve “Made in Albania”