Ballina Flash

FUTBOLL – Napoli finalizon blerjen e Romelu Lukakut

NAPOLI, 30 gusht /ATSH -AA/ – Klubi italian i futbollit, Napoli ka kryer transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku nga ekipi i Premierligës angleze Chelsea, transmeton Anadolu.

“SSC Napoli ka njoftuar zyrtarisht blerjen e përhershme të Romelu Lukakut nga Chelsea”, tha Napoli në një deklaratë.

Megjithatë, detajet financiare dhe kohëzgjatja e marrëveshjes nuk u zbuluan.

Lukaku më parë ka luajtur për Anderlecht, Inter Milan dhe disa klube angleze, duke përfshirë Manchester Unitedin, West Bromwich Albionin dhe Evertonin.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak230 mjete turistike u ndalën në portin e Durrësit nga janari në korrik
Artikulli tjetërPresidenca: Begaj, raporte të ngushta dhe konstruktive me Osmanin dhe Kurtin