Ballina Aktualitet

Ambasadori i ri britanik merr detyrën: Kapitull i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri do të jetë Nick Abbott.

Ambasada britanike thekson se me marrjen e detyrës nga ambasadori Nick Abbott nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhenies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik, shton ambasada britanike.

“Ambasadori Abbott do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për të dy vendet”, thekson ambasada.

Ambasada i fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë rrugëtim.

“Së bashku, ne mund të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për vendet tona”, bën të ditur ambasada britanike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Gati hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja
Artikulli tjetërMbi 34 mijë anëtarë në fondet e investimeve