Ballina Bota

BERLIN – Qeveria gjermane forcon ligjet për mbajtjen e armëve

BERLIN, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane ka rënë dakord të forcojë kufizimet e armëve, të godasë emigracionin e paligjshëm dhe të marrë masa të tjera për të luftuar kërcënimin e terrorizmit islamist pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në fundjavë në qytetin perëndimor të Solingenit.

Një ndalim ekzistues për mbajtjen e thikave në hapësira publike do të zgjerohet dhe përfitimet sociale për disa azilkërkues që fillimisht janë regjistruar në vende të tjera të BE-së do të shkurtohen, njoftoi ministrja e Brendshme Nancy Faeser.

Një sulmues me thikë vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë të premten në mbrëmje gjatë një festivali në sheshin e tregut të Solingen, një qytet në Gjermaninë perëndimore që ndodhet në lindje të Düsseldorf.

Sulmuesi i supozuar, një shtetas sirian 26-vjeçar i identifikuar nga autoritetet si Issa Al H, i cili do të deportohej nga Gjermania në Bullgari vitin e kaluar, por gjithsesi mbeti në vend.

Grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, një lidhje që mbetet nën hetim nga autoritetet gjermane. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis nesër regjistrimi i maturantëve në fakultete, Xhelaj: 75% e tyre regjistrohen që në raundin e parë
Artikulli tjetërKumbaro: Nga Zipline, te natyra e bujtinat mikpritëse, eksperiencat unike në Theth