Ballina Flash

Rama publikon pamje nga Thethi

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Thethi, fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare është kthyer në një prej destiancioneve më të vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

I gjendur në qendër të Parkut Kombëtar, Thethi rrethohet nga bukuri të papërsëritshme natyrore dhe shtrihet mes majave të thepisura nga ku buron edhe lumi i Shalës.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga Thethi, si ftesë për ta vizituar në këto ditë me temperatura të larta.

Projektet për Thethin si një destinacion europian turistik, krahas përfitimit të titujve të pronësisë për shtëpi e bujtina, si dhe të një sërë masave të përfshira në paketën e maleve, e cila po përgatitet dhe është drejt përfundimit, – janë pjesë e objektivit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të veriut, duke krijuar një ekuilibër midis natyrës, zhvillimit turistik, ekonomisë, kulturës dhe komunitetit.

Qeveria ka prezantuar së fundi edhe projektin për “Thethin e së nesërmes”, që në harmoni me të gjitha elementët e tjerë, do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, që të kthehen të investojnë në agroturizëm e bujtina.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gjiri i Gramës, prej plazheve perla të rivierës sonë
Artikulli tjetërSpiropali: Shqipëria, e palëkundur në mbështetje të Ukrainës