Ballina Aktualitet

Gjergji: Transparencë për çështjen e trafikut të mbetjeve

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji kërkoi  transparencë për çështjen e trafikut të mbetjeve, që sipas saj “prek para të gjithëve qytetarët e Elbasanit”.

“Jam thellësisht e tronditur nga zbulimi i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme ku vendi ynë del i përfshirë dhe do të mbështes nismat e grupit parlamentar të PD për transparencë, sapo të nisë sesioni i ri i Kuvendit”, tha Gjergji.

Po ashtu si e zgjedhur dhe e mandatuar nga qytetarët e Elbasanit ku edhe banon, Gjergji theksoi se “është edhe më shumë e shqetësuar për këtë kanosje të mjedisit, të shëndetit, të jetës”.

“Kjo pasi shumë raportime, e të dhëna deri tani, sugjerojnë se gjeneruesi i mbetjeve është ‘Kurum'”, tha Gjergji.

Deputetja demokrate nxiti prokurorinë e Durrësit që ka hapur procedimin, të bëjë një hetim të plotë e të thellë të rastit.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Plazh i lirë”, sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë në Krorëz, mbyllen 12 lokale
Artikulli tjetërBM – Starmer në Berlin, në vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër