Ballina Aktualitet

VanHorn-Balla, diskutime mbi prioritetet legjislative

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Gjatë takimi VanHorn dhe Balla diskutuan mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.

“Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, theksohet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme VanHorn zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama, gjatë të cilit u theksua miqësia dhe vlerat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.

/k.s/

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pret VanHorn: SHBA, mbështetje të palëkundur në rolin që Shqipëria ka në rajon
Artikulli tjetërFOKUS – Kievi: Luftime të ashpra vazhdojnë në Ukrainën lindore