Ballina Aktualitet

Tabaku: Nevojitet transparencë e plotë për ngarkesat me mbetje

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për ngarkesën e mbetjeve të nisur nga porti i Durrësit që e cilësoi skandal ndërkombëtar.

Tabaku u shpreh në rrjetet sociale se është e nevojshme një transparencë e plotë dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Tabaku nënvizoi se janë dy ngarkesa të ndryshme të mbetjeve toksike që janë identifikuar deri më tani: njëra me origjinë nga Kosova, që ka përfunduar në Kinë, dhe tjetra me destinacion Tajlandën, e cila ka origjinën nga Shqipëria.

Ajo bëri thirrje për sqarime të menjëhershme nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Portin e Durrësit, Drejtorinë e Doganave dhe Policinë e Shtetit.

Ajo e përshkroi Portin e Durrësit si një “han pa porta,” duke theksuar se ky skandal ka ekspozuar thellësinë e problemit të korrupsionit në vend. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritet skema për pensionet e FSK-së
Artikulli tjetërGJERMANI – Niveli i alarmit të sigurisë ulet sërish në bazën ajrore të NATO-s