Ballina Flash

Basha: Fond i Kujtesës dhe status i të përndjekurit në program

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se “bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë investuar që gjithçka të harrohet nga persekutimi komunist”.

Basha tha se programi i PD-së parashikon krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit.

“Për 34 vjet, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe ish-funksionarët e Partisë së Punës kanë investuar gjithçka që të harrohet persekutimi komunist. ‘Bashkëvujtës dhe bashkëfajtor’ amnistoi persekutorët dhe dënoi edhe njëherë të persekutuarit. Kjo duhet të marrë fund! Për këtë, në programin tonë parashikojmë: Krijimin e fondit të Kujtesës, transparencën e plotë të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, statusin e të përndjekurit politik, ngritjen e një muzeu kombëtar të kujtesës së totalitarizmit”, tha Basha.

Sipas tij, “historia meriton të njihet dhe fëmijët nuk mund të rriten më në errësirë, harresa nuk është rruga e duhur për Shqipërinë”. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Delegacioni izraelit optimist për bisedimet në Gazë
Artikulli tjetërPërmirësohet situata nga zjarret, MM: Janë shuar 47 vatra, vetëm 6 aktive