Ballina Bota

FOKUS – SHBA optimiste pas shtyrjes së bisedimeve për Gazën

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria amerikane mbetet optimiste në lidhje me negociatat për një armëpushim në konfliktin e Gazës dhe njëkohësisht po bën thirrje për një gatishmëri për kompromis.

“Po, ne besojmë se mund të arrijmë atje, por do të kërkojë një lidership shtesë dhe një kompromis shtesë, dhe do të kërkojë që ekipet nga të dyja palët të jenë të gatshme të bashkohen dhe të pasqyrojnë këto detaje përfundimtare”, deklaroi drejtori i Komunikimit të

Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby për CNN.

Negociatat u shtynë për një javë.

‘’Ndërmjetësuesit nga Egjipti, Katari dhe SHBA, së bashku me Izraelin dhe lëvizjen militante palestineze Hamas, nuk arritën një përparim’’, sipas një deklarate të përbashkët, por bisedimet dyditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, u përshkruan si konstruktive.

Një tjetër takim i nivelit të lartë është planifikuar të zhvillohet në Kajro para fundit të javës së ardhshme.

Sipas tre ndërmjetësuesve, ka një propozim që duhet të ndihmojë në ngushtimin e “boshllëqeve të mbetura”.

Është gjithashtu në përputhje me parimet e planit të paqes të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden në fund të majit, detajet e të cilit Hamasi nuk dëshiron t’i rinegociojë.

Ekipet teknike do të punojnë në ditët në vijim se si mund të zbatohen propozimet aktuale./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetrologjia, Gonxhja: Certifikatë të kalibrimit nga Laboratorët e Masës, Volumeve dhe Presionit që njihen në botë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 17 gusht 2024