Ballina Ekonomi

Denaj: ISUV, garanci për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Gjatë periudhës 1 janar – 15 gusht të këtij viti, ISUV ka analizuar 8 353 kampione për të garantuar sigurinë ushqimore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se përmes analizave dhe kontrolleve të vazhdueshme, garantohet cilësia dhe siguria e ushqimeve që arrijnë në tryezat e konsumatorëve, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

“Siguria ushqimore është një përparësi dhe ISUV është në vijën e parë për ta garantuar”, theksoi ajo.

Gjatë periudhës janar-gusht nga ana e ISUV u kryen 411 autokontrolle për eksport, 1 812 kontrollime zyrtare, 6 112 monitorime si dhe 18 teste proficence.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSUEDI – ECDC: Pritet të ketë rritje të variantit të ri të lisë së majmunit
Artikulli tjetërKryetari i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, uron Spiropalin: Mbështetje për procesin e integrimit në BE