Ballina Bota

FOKUS – OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale

GJENEVË, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli sot një Emergjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC), nivelin e saj më të lartë të alarmit, për shkak të një variant të ri të sëmundjes virale të lisë së majmunëve në Afrikë.

OBSH pohoi se ekziston rreziku që lija e majmunëve apo mpox mund të përhapej përsëri ndërkombëtarisht pas vitit 2022 dhe të bëhet një rrezik për shëndetin në disa vende.

‘’OBSH ndoqi rekomandimin e ekspertëve të pavarur të mpox, të cilët ishin takuar me ftesë të OBSH-së në të ashtuquajturin komitet të urgjencës’’, tha në Gjenevë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shpallja e emergjencës nuk ka pasoja konkrete.

Në vend të kësaj, ai synon të paralajmërojë autoritetet në mbarë botën për t’u përgatitur për shpërthime të mundshme./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrasja në Pogradec, Prokuroria e Korçës merr nën hetim Inspektorin për ‘Shpërdorim Detyre’
Artikulli tjetërDASH: Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë