Ballina Aktualitet

Vëngu: Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu bëri të ditur sot se pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

“Strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës”, informoi ministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga puna në terren.

Sipas Vëngut, “rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm”.

“Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, u shpreh ministri.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Qafa e Valbonës, turistët zgjedhin edhe freskinë e maleve
Artikulli tjetërRama: Fusha e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, nga gangrenë plehrash në park energjie diellore