Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Saranda e mbushur me turistë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda në mbrëmje.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar dhe plot me turistë, ndërsa varkat dhe jahtet e shumta të ankoruara gjallërojnë një nga qytetet më të parapëlqyer nga turistët edhe natën.

Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.

Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Nëse Putin nuk dëshiron trupa në Kursk, të largohet nga Ukraina
Artikulli tjetërHapja e urës mbi lumin Ibër, kryeministri Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it