Ballina Flash

Kumbaro: Projekt transformues për rrugët në bashkinë Dropull


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Ndërtimi i rrugës Sopik-Poliçan përmirëson ndërlidhjen për banorët e disa fshatrave në bashkinë Dropull.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor, transformues për gjithë zonën.

“Pamje panoramike mbi Pogon në bashkinë e Dropullit, ku po zbatohet një projekt infrastrukturor transformues për rrugën e gjithë zonës”, u shpreh Kumbaro.

Ndërtimi i rrugës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të zonës, ndërsa aktualisht po bëhet shtrimi i segmentit Sopik-Poliçan./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kompanitë ajrore zgjasin pezullimin e fluturimeve drejt Izraelit
Artikulli tjetërGonxhja: Bashkëpunim me Kosovën për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore