Ballina Flash

Rama dhe Erdogan diskutojnë për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe luftën kundër terrorizmit

TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, raporton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, njoftoi se në takim presidenti Erdogan tha se marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar/ Anadolu Ajansi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – SHBA, Katari dhe Egjipti thirrje për bisedime për armëpushim në Gaza
Artikulli tjetërMarko Boçari, përkujtohet prijësi suliot