Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 9 gusht 2024

TIRANE, 9 gusht/ATSH/  Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit vranësira kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet e larta të vendit. Në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara (kryesisht në formën e pikave), ndërsa në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/37 Diell
Kukës 14/35 Diell re
Lezhë 19/36 Diell
Dibër 16/35 Diell re
Durrës 21/37 Diell
Tiranë 23/36 Diell re
Elbasan 23/39 Diell re
Berat 17/37 Diell re
Vlorë 21/36 Diell
Korcë 18/32 Diell re
Gjirokastër 17/37 Diell re
Sarandë 19/34 Diell

 

/a.f/

                                                                       

          

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTUDIM – Përdorimi i marijuanës rrit rrezikun e kancerit të kokës dhe qafës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/8/2024