Ballina Aktualitet

Shkodër, asgjësohen 2944 bimë kanabis sativa

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Në qarkun e Shkodrës si rezultat i kontrolleve intensive u asgjësuan 2944 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Kontrollet u kryen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj faze të megaoperacionit shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë gjetën dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Temal dhe Hajmel 1809 bimë kanabisi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Iballë 147 bimë kanabisi.

Policia po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve kanabis.

/k.s/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUEFA Futsal Champions League, publikohet kalendari i ndeshjeve të Grupit C
Artikulli tjetërKOMENT – Starmer kërkon dënime të shpejta, pas trazirave në BM