Ballina Ekonomi

APD: 839 mjete lundruese u ankoruan në janar-qershor

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Në Portin e Durrësit, më i madhi në vend, përballohen volume të larta pune.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur sot se 839 mjete lundruese janë ankoruar në kalatat e kompleksit portual përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti, shifër kjo, e cila shënon 102 mjete më shumë, në raport krahasimor me 6-mujorin e parë të vitit 2023.

Në Portin e Durrësit po punohet me kapacitet të plotë për të krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme për mijëra udhëtarë që hyjnë në vendin tonë në rrugë detarë.

Policia kufitare ka vendosur në dispozicion të udhëtarëve 20 sportele dhe 8 për mjetet e tyre

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit, mbi 18 728 pasagjerë në 2-4 gusht, po operohet me grupe të gatshme
Artikulli tjetërVëngu-Cote: Modernizim më i shpejtë i FA-së falë mbështetjes së SHBA-së