Ballina Ekonomi

Mazniku: Bashkitë e vogla do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave


TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur sot se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”.

Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave për të gjitha bashkitë e vendit bën që rritja në bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë të jetë deri në 123% më shumë se pagat aktuale”.

Qeveria miratoi në 1 gusht rritjen e pagave për punonjësit në të gjitha bashkitë e vendit.

Vendimi parashikon që të gjitha pagat e pushtetit vendor do të unifikohen në të gjitha bashkitë.

Vendimi do t’i japë mundësi bashkive të tërheqin nga tregu profesionistë duke kontribuar në mënyrë efikase.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlaudia Borci, “Talentja e Vitit 2023” me Vllazninë e vajzave dhe pyka e Kombëtares U-19 rrëfen futbollin e saj
Artikulli tjetërIZRAEL – Healey kërkon shpërshkallëzimin e situatës në LM