Ballina Aktualitet

Begaj takon Ballën, bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Presidencë, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Lajmin e bëri të ditur ministri Balla, i cili ndau një foto nga takimi me kreun e Shtetit.

Balla informoi se takimi me Presidentin Begaj u fokusua mbi bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinsitucional.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori zyrtarisht detyrën në 31 korrik, pas betimit para Presidentit Bajram Begaj.

Balla më herët mbajti për 1 vit pozicionin e Ministrit të Brendshëm./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku pret ambasadoren japoneze: Nxitje bashkëpunimit në infrastrukturë dhe energji
Artikulli tjetërEU4Culture ia kthen komunitetit të restauruar, kishën e Shën Mërisë në Mamurras