TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të planifikuara për tu zhvilluar më 4 gusht.
Këto materiale do të shpërndahen në 36 qendra votimi.
Materialet përfshijnë, fletët e votimit, dokumentacionin zgjedhor për përdorim nga Komisionet e Qendrave të Votimit, Pajisjet Elektronike të Identifikimit (PEI), kamerat monitoruese për qendrat e votimit s dhe kamerat regjistruese/monitoruese të VNV
Materialet zgjedhore do të dërgohen fillimisht në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88 në Bashkinë Himarë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Pas kësaj, do të vijojë shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit.






















