Ballina Ekonomi

Mazniku: Rritje domethënëse e pagave të pushtetit vendor

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur sot se “në mbledhjen e Këshillit Konsultativ u miratua vendimi shumë i rëndësishëm për mbështetjen e pushtetit vendor për rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse”.

Mazniku theksoi se me këtë masë do të unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke siguruar të njëjtën pagë për të njëjtat profesione në të gjitha bashkitë.

“Kjo masë e bën administratën vendore konkurruese në treg për të tërhequr profesionistët pranë stafeve të tyre, duke garantuar shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët tanë”, u shpreh ai.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS2024 – 68 sulme kibernetike që nga fillimi i Lojërave Olimpike
Artikulli tjetërVeliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga “Pallati me Shigjeta” tek Rr. “Teodor Keko”