Ballina Bota

MOSKË – Rusia nis manovrën e madhe detare

MOSKË, 30 korrik /ATSH-DPA/- Flota ruse ka nisur një manovër të madhe detare në Detin e Veriut, Paqësorin, Detin Baltik dhe Detin Kaspik, me mbi 300 anije dhe më shumë se 20 000 marinarë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.

“Deri në 50 avionë dhe helikopterë do të dislokohen gjithashtu gjatë manovrës, e cila do të zgjasë disa ditë”, tha ministria.

Flota e Detit të Zi e vendosur në luftën kundër Ukrainës është përjashtuar nga manovrat.

Që nga pushtimi i plotë rus i vendit fqinj në shkurt 2022, Flota e Detit të Zi ka pësuar humbje të konsiderueshme nga raketat dhe dronët detarë ukrainas dhe është dashur kryesisht të tërhiqet nga baza e saj kryesore në qytetin port të Sevastopolit në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj dekreton ndryshimet në qeveri dhe në drejtimin e Kuvendit
Artikulli tjetërKuvendi, seancë të jashtëzakonshme për votimin e kryetares dhe ministrave të rinj